Haxhiu: Marrëveshja e 26 gushtit, tradhti ndaj vendit

Autori:Gazeta Fjala

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se tryeza për demarkacionin do të dëshmojë se marrëveshja e 28 gushtit është tradhti ndaj vendit dhe ia fal Malit të Zi mbi 8 mijë hektarë territor.

Në një intervistë për “Epoka e Re”, ajo ka vlerësuar se argumentet të cilat do të paraqiten në këtë takim do të jenë të bazuara në metoda shkencore, e jo në metoda kadastrale të përdorur nga Komisioni Shtetëror për Demarkacionin.

Megjithëkëtë, Haxhiu ka thënë se, as pas mbajtjes së kësaj tryeze nuk do të ketë reflektim të Qeverisë dhe liderëve shtetërorë.

Ajo ka bërë me dije se zgjidhja e vetme për demarkacionin është zhbërja e marrëveshjes së 26 gushtit të vitit të kaluar.

Haxhiu ka paralajmëruar tensionim të situatës nëse demarkacioni shkon për ratifikim në Kuvend.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haxhiu-marreveshja-e-26-gushtit-tradhti-ndaj-vendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala