Haxhiu: Kuvendi s’ka legjitimitet për zgjedhjen e Presidentit

Autori:Gazeta Fjala

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë në një prononcim për Telegrafin se opozita e bashkuar ka qëndrim të qartë sa i përket seancave plenare.

 

Sipas saj, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka legjitimitet për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.

“Situata në Kosovë është e jashtëzakonshme dhe natyrisht që rrethanat nuk kanë ndryshuar, rrjedhimisht nuk ka ndryshuar as qëndrimi i opozitës së bashkuar. Ne konsiderojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka legjitimitet për zgjedhjen e presidentit, e aq më pak që të zgjidhet Hashim Thaçi, President. Është thjesht e pakuptimtë që një njeri i cili i ka sjell kaq shumë dëme Kosovës të jetë president i Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Haxhiu u shpreh se Thaçi do duhej të jepte përgjegjësi, qoftë politike apo penale me gjithë dëmin që i ka krijuar Kosovës.

“Duhet të jap përgjegjësi qoftë për negociatat me Serbinë, qoftë gjatë kohës sa vazhdon të jetë ministër i Punëve të Jashtme për mos anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, për mos liberalizimin e vizave për Kosovën, rezolutën e Serbisë e cila kaloi në Këshillin e Evropës që fuqizon UNMIK-un në Kosovë e po ashtu është pikërisht Thaçi i cili ka nënshkruar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi”, tha ajo.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haxhiu-kuvendi-ska-legjitimitet-per-zgjedhjen-e-presidentit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala