Haxhiu: “Deliu-Kodra është shtirur sikur i është rrezikuar jeta”

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas hedhjes së bombolave të gazit lotsjellës nga deputeti Albin Kurti, dy deputete femra, Flora Brovina dhe Blerta Deliu – Kodra janë alivanosur, por kjo sipas deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, është shtirje nga ana e deputetes Deliu-Kodra.

“Është për të ardhur keq se si disa gra të Kuvendit të Kosovës nuk e thonë as edhe njëherë të vetme një fjalë për dëmet që po i shkaktohen Kosovës, por e shfrytëzojnë gjininë e tyre për të bërë skena të tilla. Ne jemi të gjithë dëshmitarë, sepse e kemi parë deputeten Blerta Deliu e cila pas seancës plenare ka dhënë deklaratë për media dhe e njëjta është shtirur se i është rrezikuar jeta”, tha Haxhiu, transmeton koha.net.

Deputetja Haxhiu është pyetur nga gazetarët se a e konsideron veprim të ligjshëm hedhjen e gazit lotsjellës në një ambient të mbyllur ku kishte edhe gazetare shtatzëna, por ajo nuk dha një përgjigje konkrete.

Haxhiu prapë deklaroi se në seancën e djeshme nuk është ushtruar dhunë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe opozita, por dhunë po ushtrohet çdo ditë në qytetarët e Kosovës nga qeveria aktuale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haxhiu-deliu-kodra-eshte-shtirur-sikur-i-eshte-rrezikuar-jeta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala