Haxhiu: Berisha, avokat i kapove të krimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje në një postim në llogarinë e saj në Facebook e ka quajtur Besnik Berishën, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, avokat të kapove të krimit.

” Ky “eksperti” që mburrej se marrëveshja për “Zajednicën” nuk bie ndesh me Kushtetutën, as një shkronjë të Kushtetutës madje. (sepse është përkujdesur ky)”

“Zaten një kryeminister si Mustafa nuk mund të ketë njerëz me kredibilitet rreth vetes.

Prandaj duhet hequr Isa Mustafa bashkë me sojin e B.B.” ka shkruar ajo, transmeton Klan Kosova.

Kjo deklaratë e Haxhiut vjen pas atyre të Besnik Berishës, i cili kishte deklaruar se marrëveshja për themelimin e Asociacionit nuk do të rinegociohet  dhe ndryshohet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haxhiu-berisha-avokat-i-kapove-te-krimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala