Haxhi Shala ia kërkon dorëheqjen Kadri Veselit

Deputeti i Nismës Haxhi Shala ka kërkuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli dorëheqjen.
Pasi sipas tij pas gjuhës që kryeparlamentari ka përdorur në seancë, duhet që automatikisht të japë dorëheqje.
“I ka hije Kadri veselit të japë dorëheqje pasi ka ofenduar gratë dhe nënat tona”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se e di që veprimet e pozitës dhe të opozitës kanë qenë të pahijshme dhe jo demokratike.
“Por veprimet e opozitës do të harrohen ndërsa ato të pozitës asociacioni dhe demarkacioni s’do të harrohen”, ka thënë Shala.