Havolli: A do të kërkojë opozita tërheqjen e nënshkrimit nga MSA-ja?!

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ironizuar me veprimet e fundit të opozitës, duke shtruar pyetjen se a thua a do të kërkojë opozita tërheqjen e nënshkrimit nga MSA-ja?!

Havolli thekson se duke pas parasysh qasjen dekadente dhe tërësisht në kundërshtim me interesat e vendit të opozitës aktuale, nuk do të më vinte habi sikur VV-ja me shokë, të kërkonte nga Kryeministri tërheqjen e nënshkrimit nga MSA-ja, menjëherë pas realizimit të këtij hapi vendimtar në rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Sidoqoftë, Kosova po ecën përpara dhe s’ka kush që e ndalë në progresin e saj drejt strukturave euroatlantike. Me Kryeministrin Isa Mustafa dhe partnerët vendorë e ndërkombëtarë, qytetarët e Kosovës shumë shpejt nuk do të kenë nevojë për viza, zhvillimi ekonomik do të jetë i garantuar, Kosova anëtare e UNESCO-s dhe të gjitha organizatave të rëndësishme ndërkombëtare”, ka shkruar Havolli në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/havolli-a-do-te-kerkoje-opozita-terheqjen-e-nenshkrimit-nga-msa-ja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala