Hashim Thaçi: Turqia është partneri kryesor ekonomik i Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, i ka shprehur homologut të tij turk, Mevlyt Çavushollu, mirënjohjen e thellë për ndihmën e madhe që Turqia i jep Kosovës në konsolidimin e brendshëm si dhe në arenën ndërkombëtare.
“Turqia për ne është një ndër partnerët kryesore ekonomik tonë dhe të dy u angazhuam që të nxiten shkëmbimet tregtare dhe të shtohen investitorët turq në Kosovë”, ka thënë ministri Thaçi.
“Të dy ramë dakord që marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera e që ne duhet të vazhdojmë t’i kultivojmë ato në të gjitha sferat. Prej mikut dhe homologut tim mora zotimin se Turqia do të përpiqet në mënyrë intensive në njohje të reja si dhe në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s”, ka thënë Thaçi.