Hashim Thaçi në shesh – pi kafe para protestës (Foto)

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka dalë në sheshin kryesor pak orë para fillimit të protestës së opozitës.
Me Ministrin e Integrimeve Bekim Çollakun ai ka shkuar për të pirë kafe në njërin nga lokalet pranë selisë së PDK-së.
Thaçi gjatë javës duke folur për protestën e opozitës ka akuzuar ata se po tentojnë ta marrin dhunshëm pushtetin./Gazeta Express/.