Hashim Thaçi në luftë me terrorizmin

Autori:Avdyl Pajaziti

Hashim Thaçi në cilësinë e ministrit të jashtëm ka nënshkruar një deklaratë së bashku me homologët e tij të Evropës Juglindore në luftë kundër terrorizmit.

Lexoni postimin e plotë të tij në facebook:

Pak më herët përfunduam punimet e suksesshme të takimit të ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Në mbyllje nënshkruam një deklaratë të përbashkët mbi terrorizmin. Kjo deklaratë konsideron se terrorizmi është një kërcënim real për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, shpreh mbështetjen e plotë për koalicionin global të luftës kundër terrorizmit dhe bën thirrje për hartimin e një platforme rajonale të bashkëpunimit në këtë luftë. Deklarata shpreh gjithashtu solidaritetin për viktimat e terrorizmit dhe dënon ashpër çdo ideologji ekstreme që e ushqen atë. Me anë të kësaj deklarate ne dëshmojmë që vendet e rajonit tonë janë duke u lidhur e bashkëpunuar gjithnjë e më shumë dhe janë të gatshme për t’u përballur me sfida të përbashkëta. (Foto: A. Ibrahimi) HTH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hashim-thaci-ne-lufte-me-terrorizmin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala