Hashim Thaçi ndihet i bekuar për ditën kur u zgjodh president

Presidenti i sapo zgjedhur Hashim Thaçi, gjatë ditës së hënë i ka bërë vizitë veprimtarit të shquar shqiptar Adem Demaçi.
Thaçi përmes rrjetit social Facebooik, ka njoftuar për agjendën që bëri gjatë ditës ku tha se ndihet i bekuar me zgjedhjen e tij President i Kosovës pikërsht në ditëlindjen e 80-të Demaçit.
Presidenti Hashim Thaçi në postimin e tij shkruajti si vijon:
”Sot vizitova simbolin e rezistencës sonë kombëtare. Ndjehem i bekuar që u zgjodha President i Republikës së Kosovës në 80 vjetorin e lindjes së heroit të gjallë të kombit dhe mikut tim, Adem Demaçi.
I uroj nga zemra shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë. HTH’‘