Hashim Thaçi ia bën një vend në Qeveri, Gjergj Dedajt

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjergj Dedaj përsëri kthehet në Qeveri. Edhe ketë herë ai emërohet si zëvendësministër. Kësaj radhe Dedajn Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Isa Mustafa e ka rehatuar në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal. Vendimin për ketë emërim e ka marr qeveria Mustafa me datën 30 të muajit të kaluar.

Dedaj deri më tani ka mbajtur tri herë postin si zëvendësministër.

Ai më herët ka qenë ministër i Punës e Mirëqenies Sociale, e më pas edhe zëvendësministër i Transportit.

Kurse, së fundmi Deda ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës.

Dedaj nga ministria e Punës ishte shkarkuar për dyshime me korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës.

Gjergj Dedaj, udhëheq edhe Partinë Liberale e Kosovës, të cilën, është anëtare e Partive Liberale të Evropës me seli në Bruksel (ELDER).

Vlen të përmendet se Dedaj gjatë kohës sa ishte kryeministër Hashim Thaçi pati bërë akuza të mëdha ndaj tij. Po ashtu nuk patën munguar edhe lëvdatat ndjekësish, kur kishte thënë se Thaçi meriton edhe çmimin Nobel.

Dedaj se fundmi pati thënë se është i vetmi që e din edhe datën e liberalizimit të vizave për Kosovë. /GazetaBlic/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hashim-thaci-ia-ben-nje-vend-ne-qeveri-gjergj-dedajt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala