Hashim Thaçi: Gjykata Speciale duhet të krijohet – të hiqet reja e zezë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punëve të Jashtme dhe zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për RTK-në rreth krijimit të Gjykatës Speciale.

Ai tha se Gjykata Speciale do të votohet dhe themelohet nga Kosova sepse është me rëndësi të hiqet kjo re e zezë mbi Kosovën njëherë e përgjithmonë që është e padrejtë, transmeton Indeksonline.

Thaçi shtoi se duhet ta ruajmë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Specialja është një kriter që duhet ta plotësojmë dhe se Kosova do të del faqebardhë sikurse ka dalë edhe nga Tribunali i Hagës, ky është një proces mjaft i ndjeshëm.”, tha Thaçi.

Në fund ministri i Punëve të Jashtme tha se krijimi i Gjykatës Speciale është çështje ditësh dhe se nuk duhet të bëhet politikë me këtë çështje sepse është përgjithësi shtetërore. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hashim-thaci-gjykata-speciale-duhet-te-krijohet-te-hiqet-reja-e-zeze/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala