Hashim Thaçi ende “pa shtëpi”

Autori:Zekirja Shabani

Ndryshimi më i madh për Hashim Thaçin duket të jetë vetëm ulja e postit, nga Kryeministër në zv.Kryeministër.

Pasuria e tij e deklaruar nuk ka ndryshime nga ajo e vitit të kaluar. Ai ende është në process të ndërtimit të shtëpisë, e cila ka hapësirë 700 metra katrorë dhe me vlerë prej 220 mijë euro. Në trashëgimi i kanë mbetur shtëpia 250 metra katror, e me vlerë 80 mijë euro, dhe toka bujqësore me vlerë 180 mijë euro, transmeton Gazeta Fjala.

Bashkëshortja e tij posedon më shumë se ai para në banka, ajo ka 6,950 euro në Raffasen, ndërsa Thaçi vetëm 1900 në NLB. Gjithashtu bashkëshortja e tij posedon një veturë Passat VW. Ai ende është duke e shlyer borxhin e kredisë të cilën e ka marruar për ndërtimin e shtëpisë. Kredia kap shumën e 100 mijë eurove, dhe afat pagese 120 muaj./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hashim-thaci-ende-pa-shtepi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala