Hasani të tërhiqet nga Komisioni i Venedikut!

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova në Komisionin e Venedikut përfaqësohet nga ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ndaj të cilit në korrik të këtij viti është ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Mashtrimi në detyrë”.

Prandaj, ekspertët e çështjeve kushtetuese vlerësojnë se përfaqësimi i Kosovës në Komisionin e Venedikut nga Hasani është jodinjitoz.

Ata thonë se Hasani duhet të tërhiqet nga ky post, pasi, sipas tyre, mbajtja e një pozite kaq të rëndësishme nga një person i cili ka probleme me ligjin e dëmton imazhin e Kosovës.

Megjithatë, kjo duket e pamundur pasi Hasani ka edhe rreth tri vjet mandat në atë Komision, ndërsa Statuti i Komisionit të Venedikut specifikon se mandati i përfaqësuesve të shteteve në këtë Komision përfundon nëse ata e ofrojnë dorëheqjen e tyre apo nëse Komisioni vlerëson se ata nuk janë në gjendje që ta kryejnë detyrën.

“Mandati i anëtarëve mund të përfundojë vetëm nëse ata ofrojnë dorëheqjen e tyre ose në qoftë se Komisioni vëren se anëtari në fjalë nuk është më në gjendje apo i kualifikuar për ta ushtruar funksionin e tij”, thuhet në Statutin e këtij Komisioni. /Zer

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hasani-te-terhiqet-nga-komisioni-i-venedikut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala