Hasani nuk ka imunitet për falsifikim

Autori:Avdyl Pajaziti

Juristët vlerësojnë se ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, nuk ka imunitet për veprimet për të cilat dyshohet, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, për hetim të veçantë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, me arsyetimin se çështja në fjalë ka të bëjë me imunitet funksional të kryetarit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Megjithatë juristët në vend vlerësojnë se nuk mund të ketë imunitet për atë lloj veprimi, për të cilin dyshohet se e ka kryer Hasani, përkatësisht falsifikim i dokumentit. Edhe Prokuroria Speciale konsideron se prokurori ka pasur të drejtë kur bërë kërkesë për zbatimin e hetimeve të veçanta.

Pas publikimit të vendimit të Gjykatës, Bajram Tmava, avokati i ish-kreut të Kushtetueses, Enver Hasanit, ka thënë se vendimi i Gjykatës për të ndërprerë hetimet ndaj Hasanit është i drejtë, pasi sipas tij, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese gëzojnë imunitet për vendimet./zeri.info/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hasani-nuk-ka-imunitet-per-falsifikim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala