Hasani: Kuvendi i Kosovës përgjegjës për arrestimin e Xhemshit Krasniqit

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka thënë se Kuvendi i Kosovës me miratimin e themelimit të Gjykatës Speciale ka kundërshtuar të gjitha idealet dhe sakrificat e brezave të cilët luftuan për liri.

Hasani këto deklarata i ka bërë duke iu drejtuar Xhemshit Krasniqit, dhe duke thënë se të gjitha Gjykatat Speciale janë turp i kohës dhe i klasës politike.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Hasanit:

” Edhe dhjetë jetë po ti kisha të njëjtën gjë do ta bëja , do të luftoja për liri ”

Theni qe tregon shpirtin luftarak te luftetareve te lirise, deshiren e zjarrte per clirim nga Serbia dhe idalin per Bashkim Kombetar.

Kjo tregon idealet e brezave dhe dhetehere po te bie do te ngritet te luftoj per liri. Kjo tregon betimin e dhene te luftetareve te UCK-se.

Dhe krjet ne kundershtime me keto idale e sakrifice te brezave ne shekuj, Kuvendi i Kosoves miratoi amandamente kushtetuese per themelimin e Gjykates Speciale per denimin e luftes sone per Liri. Per gjykimin dhe denimin e UCK-se, per gjykimin e ushtareve te UCK-se, sepse keta luftuan Serbine. Denimi i UCK-se permens Gjykates Speciale te themeluar nga Kuvendi i Kosoves me presionin e Brukselit ne llogari te Serbise, tregon nenshtrimin politike te klases politike ne Kosove.

Une votova kunder kesaj Gjykate Special, sepse e kam ditur se do te gjykohen ushtaret, qe e kane sjellur Kosoves lirine dhe clrimin nga Serbia.Te gjykosh clirimtaret qe ia sollen lirin Kosoves dhe te amnistosh serbine per krimet, vrasjet, vujtjet dhe masakrat e tmerrshme qe ka be ne Kosove, kjo tregon gjendjen politike te shtetit te Kosoves.

Prandaj, miku im Xhemshit Rizan Krasniqi, e kuptoj dhe kete sfide, por dije se, te gjitha Gjykatat Speciale do te jene turp i kohes dhe i klases politike, ndersa ti do te jesh cdo here nderi i Kombit Shqiptar.

Me resperkt Nait Hasani

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hasani-kuvendi-i-kosoves-pergjegjes-per-arrestimin-e-xhemshit-krasniqit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala