Harta që tregon se ku rekrutoi luftëtarë ISIS

Autori:Avdyl Pajaziti

Në vitin e kaluar dhe gjatë gjashtëmujorit të këtij viti shumë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, u nisën drejtë fushëbetejave në Siri dhe Irak.

Sipas një hulumtimi të fundit të kryer nga Qendra Ndërkombëtare për Studimin e radikalizmit në Kolegjin Mbretëror në Londër, nga dy shtetet me shumicë shqiptare, Kosova dhe Shqipëria, radhëve të ISIS-it u janë bashkuar dikur rreth 240 luftëtarë, transmeton lajmi.net.

Ky studim vlerëson se nga Kosova në territorin e kontrolluar nga Shteti Islamik, ndodhen 140 xhihadistë nga Kosova dhe 90 nga Shqipëria.

Nga Serbia në radhët e ISIS janë kanë shkuar 70 persona.

Si vend i rajonit, i cili vlerësohet se ka furnizuar më së shumti me luftëtarë radhët e ISIS, është Bosnje e Hecergovina, me 330 pjesëtarë.

Ndërsa Maqedonia është shteti i rajonit me më së paku pjesëmarrës në këto luftëra, me vetëm 12 persona.

Në nivel global, numrin më të madh të vullnetarëve që i janë bashkuar kësaj organizate terroriste, është Tunizia, nga ku kanë shkuar rreth 3000 qytetarë të saj, e pasuar nga Arabia Saudite me 2500 xhihadistë.

Por, informacione shqetësuese vijnë edhe për vendet e Evropës Perëndimore.

Vetëm nga Franca në Siri dhe Irak kanë shkuar rreth 1200 shtetas të saj, për t’u bashkuar në luftën e “shenjtë” të ISIS. (lajmi.net)

aa

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/harta-qe-tregon-se-ku-rekrutoi-luftetare-isis-sa-prej-tyre-nga-kosova-e-shqiperia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala