Harrojeni uljen e çmimit të energjisë

Asnjë vendim i rëndësishëm nuk mund të merret në sektorin e energjisë. Për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, shoqëria civile ka mbledhur dhjetëra-mijë nënshkrime ë cilat i ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës.
Por, çmimi i energjisë dhe revokimi i rritjes së tij kundërshtohet kot, sepse nuk ka kush merr vendim për uljen eventuale të tij. Arsyeja është e thjeshtë- Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk ka Bord dhe askush nuk ka kompetenca të vendosë diçka pos tij.