Harrojeni rritjen e pagave

Autori:Zekirja Shabani

Harrojeni rritjen e pagave në përqindje dyshifrore, pas mandatit aktual qeverisës.

Ato do të mund të lëvizin vetëm proporcionalisht me rritjen e bruto produktit të brendshëm (GDP), e që në vitet e fundit në Kosovë nuk ka kaluar lartësinë e 2-4 për qind, shkruan sot Koha Ditore.

Është kjo një politikë qeveritare që do të sanksionohet me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Në funksion të saj janë sponsorizuar të premten ndryshime të këtij ligji. Sanksionimi i mosngritjes së pagës është arsyetuar me obligimet që ka Kosova nga një marrëveshje të cilën e ka lidhur me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Avdullah Hoti, ministër i Financave, i ka arsyetuar ndryshimet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/harrojeni-rritjen-e-pagave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala