Harrojeni Lionel Messi-në dhe Cristiano Ronaldo-në…

Autori:Avdyl Pajaziti

 Kush është lojtari më i mirë në botë? Lionel Messi, disa do të thonë Cristiano Ronaldo, të tjerët Neymar…

Por jo për Eric Cantona… ai beson se lojtari më i mirë në botë është anëtari i Paris Saint-Germain, Havier Pastore.

Playmakeri i PSG ka marrë shumë lëvdata nga legjenda Manchester United, i cili ka bërë një deklaratë të guximshme pasi ka shikuar vetëm dy ndeshje të parisienëve ku është përfshirë Javier Pastore .

Duke folur në Laureus World Sports Awards, Cantona ka thënë: “Për mua, lojtari më i mirë në botë është Javier Pastore.

 “Unë i shikova dy ndeshje të PSG-së vetëm për të parë atë duke luajtur… duke bërë asistime. Ai ka diçka të veçantë. Futbolli është një lojë interaktive dhe Pastore ka diçka që gjithmonë ju surprizon.

“Nuk ka qëllime të veçanta, por kalon në mënyrë fantastike.

“Ai është lojtari më krijues në botë. Unë e dua këtë lloj lojtari”,

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/harrojeni-lionel-messi-ne-dhe-cristiano-ronaldo-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala