Harrison Ford rrëzohet me aeroplan

Autori:Avdyl Pajaziti

Filmi “Six Days Seven Nights” , për Harrison Ford u bë realitet. Ai pati një përplasje me avionin e tij në një fushë të Golf-it në Venice të California-s, gjë që shkaktori lëndime serioze tek ylli Hollivudi-an.

Por, shkak për shpëtimin e tij ishte zbritja e sigurt, thanë zjarrfikësit.

Harrison Ford njihej si entuziast i fluturimeve, dhe ishte duke fluturuar nga Aeroporoti i Santa Monica, me aeroplanin e tij privat dhe pak pas nisjes ai vërejti një defekt në motorr.

Ai u dëtyrua që të bëntë një aterim emergjent afër fushës së Golfit në Venice, California. Ai pësoi lëndime, duke përfshirë lëndime në kokë.

“Harrison ishte duke e pilotuar një aeroplan të luftës së dytë botërore, e cila kishte probleme në motorin e saj. Ai nuk kishte zgjidhje tjetër por vetëm të bëntë aterim emergjent, gjë që ai e bëri në mënyrë të rregullt. Ai pësoi përplasje dhe është në spital duke marrur trajtim mjekësor. Lëndimet që i pësoi nuk janë rrezik për jetë, dhe pritet që të shërohet polotësisht.”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/harrison-ford-rrezohet-me-aeroplan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala