Haradinajt sot organizon tryezë për kufirin me Malin e Zi

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot, në orën 13, mbahet tryeza tematike e organizuar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deputeti dhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Ramush Haradinaj, me temë “Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Tryeza mbahet në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në kumtesën e AAK-së.

Prezentë në këtë tryezë do të jenë Prof. Dr. Muharrem Cërabregu, ekspert i Aerografisë, Ali Lajçi, përfaqësues i banorëve të Rugovës, Islam Husaj, kryesues i Asamblesë Komunale të Pejës, Haki Rugova, kryetar i Komunës së Istogut dhe Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës së Deçanit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinajt-sot-organizon-tryeze-per-kufirin-me-malin-e-zi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala