Haradinaj: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë dëshirë për pushtet

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se propozimi i tij për zgjedhje të parakoheshme është gabim të keqkuptohet si dëshirë për pushtet.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot është takuar me strukturat e AAK-së në Istog, në Klinë dhe në Pejë.

Sipas njoftimit, në të tri takimet është folur për proceset që po kalon Kosova dhe për përgjegjësinë e qeverisë për krizën politike institucionale në vend.

Poashtu është parë një gatishmëri e madhe për protestën e 17 shkurtit, kjo me qëllim të rritjes së frontit kundërshtues ndaj degradimin e qeverisjes dhe të jetesës në vend.

Haradinaj ka thënë se është gabim të keqkuptohet propozimi i tij për zgjedhje të parakohshme, si dëshirë për pushtet. Ky propozim, ka sqaruar ai, është ofertë politike për të dalë vendi nga kriza, e jo qëllim në vetvete për zgjedhjet.

“Është degjeneruar qeverisja, është shkelur kushtetuta, është rritur korrupsioni, partitë në pushtet kanë kapur të gjitha strukturat dhe bordet… dhe prandaj përgjegja më e mirë ndaj të gjithë shkelësve, do të ishte që populli me votën e vet të përfshihej në zgjidhjen e kësaj krize”, tha Haradinaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-zgjedhjet-e-parakohshme-nuk-jane-deshire-per-pushtet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala