Haradinaj: Zahir Pajazit figura vendimtare e themelimit të UÇK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Para shtatores së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti për nder të ditëlindjes së 53-të të tij, i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me anëtarët e tjerë të partisë vendosen kurora lulesh, duke e kujtuar si figurën më vendimtare të UÇK-së.

Haradinaj e kujtoi me krenari komandantin Zahir Pajaziti.

Ai është shprehur se edhe përkundër se vitet po kalojnë, e kujtohen shumë ngjarje të cilat kanë peshën e tyre, ditëlindja e komandantit Zahir Pajazit ka peshën e vetë.

“Edhe pse vitet po kalojnë, edhe pse kujtojmë shumë ngjarje, shumë data që janë me peshë, peshën e vetë e ruan ditëlindja e Komandantit legjendar, Zahir Pajaziti. Ai e ka nesër ditëlindjen, megjithatë për shkak të kësaj ditëlindje bëmë nderim. Vërtetë ka qenë një nga figurat më vendimtare për themelimin e UÇK-së, por edhe për zhvillime e saj në ditët e para. Lavdi i qoftë”, tha Haradinaj.

Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa më 31 janar të vitit 1997në përballje me forcat serbe, bashkë me bashkëluftëtaret e tij Edomond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, ra dëshmorë në Pestovë të Vushtrrisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-zahir-pajazit-figura-vendimtare-e-themelimit-te-uck-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala