Haradinaj vizitoi 109 vjeçaren, Nënën Fatime

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e ditës së grave ka vizituar gruan 109 vjeçe nga Bardhoshi, Nënën Fatime.
Postimi i plotë i Haradinajt në facebook:
Isha në vizitë sot tek Nëna Fatime, 109 vjeçe nga Bardhoshi, e cila personifikon nënën dhe sakrificën, jetën dhe familjen.
Le të ngrejmë lart sot të gjitha arritjet e grave kosovare, sakrificën e rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluan ato, dhe kontributin e tyre të pamohueshëm për Kosovën.
Le të angazhohemi më tepër për të gjitha femrat që ende nuk gëzojnë vendin e merituar në familje e shoqëri, deri atje ku ajo nuk ka mundësi të shkollohet, të votojë, të zgjedhet, të drejtojë biznes, e të zhvillojë jetën e aktivitetin e saj pa dhunë e diskriminim.
Gruaja kosovare historikisht ka qenë shtyllë e familjes dhe kombit. Le t’a nderojmë dhe respektojmë çdo ditë atë. Kur vajzat dhe gratë kanë çasje në edukim e punë, familjet dhe shoqëria janë më produktive. Unë angazhohem pandërprerë për këtë qëllim.
Urime 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas!