Haradinaj: T’i kujtojmë e të përulemi para atyre që ia kushtuan jetën atdheut

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinja së bashku me bashkëpunëtor të tij, në prag të festës së 28 Nëntorit ka bërë homazhe në nderim të figurave kombëtare.

Ai gjatë homazheve të varri i presidentit Rugova, Shtatorja e Zahir Pajazit, dhe më pas, edhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz e në Reçak, është shprehur se është obligim t’i falemi veprës së tyre dhe ti përmbushim amanetet që ata lanë.

“Gjithmonë e veçanërisht në festat kombëtare, përulemi me respekt para atyre që jetën ia kushtuan  lirisë dhe atdheun. Ndjehemi më të obliguar që t’i falemi veprës së tyre sublime, por edhe më të bindur e më të përcaktuar që t’i përmbushim ato që sot i njohim si amanetet e tyre”, ka thënë Haradinaj, thuhet në komunikatën e AAK-së.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-ti-kujtojme-e-te-perulemi-para-atyre-qe-ia-kushtuan-jeten-atdheut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala