Haradinaj: Tërheqje të nënshkrimeve, ose zgjedhje të jashtëzakonshme

Autori:Gazeta Fjala

​Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë sot në Suharekë, se Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse kryeministri Isa Mustafa nuk tërheq nënshkrimet për Asocacionin e Komunave dhe demarkacionin me Malin e Zi.

“Nëse nuk tërhiqet nënshkrimi gjegjësisht nuk bojkotohet implementimi i atyre dy nënshkrimeve për demarkacion dhe për Asocacionin e Komunave ne do të shkojmë deri në kërkim të zgjedhjeve të reja”, ka thënë Haradinaj transmeton TV Besa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-terheqje-te-nenshkrimeve-ose-zgjedhje-te-jashtezakonshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala