Haradinaj: Të na mbështesin intelektualët, analistët, mediat – nesër mund të jetë vonë

Autori:Avdyl Pajaziti

Me vendimet dhe me veprimet e fundit të pushtetit, vendi ka kaluar në një krizë të thellë politike. Përjashtimi i Opozitës nga Kuvendi dhe invadimi i policisë në zyrat e një partie opozitare, janë të pashembullta për botën demokratike.

Kështu ka vlerësuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili shton se qytetarët dhe aleatët e Kosovës kanë bërë shumë që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe stabil, dhe askush nuk mund ta ketë të drejtën që ta rrezikojë të ardhmen e tij.

Ndërkaq, as veprimet e fundit të opozitës për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi, Haradinaj nuk i ka cilësuar si popullore a demokratike.

“Ne si parti dhe si opozitë, jemi gjendur në një situatë të rëndë, të shkaktuar nga dy marrëveshjet që e rrezikojnë integritetin dhe rendin kushtetues të vendit. Jemi të vetëdijshëm se mënyra e kundërshtimit tonë nuk ka qenë as popullore e as demokratike, por ka qenë e vetmja mënyrë e mundshme”, ka pranuar Haradinaj.

“Sot Kosova është në udhëkryq, prandaj ajo ka nevojë për mbështetjen e opinionit publik, shoqërisë civile, mediave e analistëve si dhe të klasës intelektuale e politike të vendit. Sot është koha që të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike, të vihen në anën e duhur. Nesër mund të jetë vonë”, ka përfunduar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-te-na-mbeshtesin-intelektualet-analistet-mediat-neser-mund-te-jete-vone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala