Haradinaj të kërkoj falje publike

Autori:Gazeta Fjala

Pas shumë reagimeve që janë bërë rreth deklaratës së Ramush Haradinajt i cili në mbledhje të komisionit për Punë të Jashtme e quajti “Peder” Murat Mehën, reagojnë edhe organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të grupit LGBT në Kosovë.

Sarah Maliqi, Zyrtare e Programit Civil Rights Defenders tha për Gazetën Fjala se është pa tolerueshme që një zyrtar publik dhe deputet i Kuvendit të Kosovës të përdorë fjalë të cilat ofendojnë, ”degradojnë dhe nxisin urrejtje ndaj një grupi të shoqerisë kosovare”.

Sipas saj personat dhe zyrtaret publik e kanë për obligim të mbrojnë dhe respektojnë të drejtat e njeriut, e sidomos të dalin në mbrojtje të grupeve të margjinalizuara në shoqerinw kosovare.

“Shpresoj që deputeti i Kuvendit të Kosovës do të kërkoj falje publike për këtë gjuhë degraduese që poshtëron dhe stigmatizon personat LGBT”, tha Maliqi. /Gazeta Fjala/

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-te-kerkoj-falje-publike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala