Haradinaj takon gratë e AAK

Autori:Avdyl Pajaziti

Me duartrokitje të shumta është pritur lideri i AAK, Ramush Haradinaj në Kuvendin e shtatë Zgjedhor të Aleancës së Gruas. Me këtë rast, ai tha se edhe pse Kosova ka shumë probleme të veta të brendshme, kjo nuk ua jep të drejtën askujt që të tallet me qytetarët e Kosovë dhe se një gjë të tillë nuk do ta lejojnë më.

Haradinaji i cili u kthye në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Kosovë, u bashkua me gratë e Aleancës për t’i mbështetur në punën e tyre si dhe në zgjedhjen e kryetares së re të tyre.

”Unë e përjetova një padrejtësi, por jo si individ po si diçka të padrejtë ndaj kombit tonë dhe si një lojë të ndytë. Më ka ardhur rënd e marre, me e pa atë që ka ndodh”, u shpreh ai.

Ndërsa, kryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj –Bujupi, tha se dy ditët e fundit për qytetarin e Kosovës u bë një padrejtësi shumë e madh. “padrejtësi të cilat i barti njeriu i cili solli dritë në fund të tunelit dhe na ktheu shpresën për lirinë e këtij vendi”.

“Padrejtësia që iu bë këtij njeriu mori fund dhe mund të themi: ‘Mirëserdhe kryetar’”, tha Kada-Bujupi. Ajo foli edhe përnismën e saj në politikë, tregoi se si kërkoi votat e para nga gratë.

Ajo po ashtu shtoi se përkundër sfidave aleanca e grave edhe sot vazhdon të jetë bashkë sepse ato i bashkon përkushtimi për të mirë ndaj vendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-takon-grate-e-aak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala