Haradinaj takon ambasadoren Jacobson

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pret sot (e hënë) në takim ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson dhe ambasadorin e ngarkuar me çështjen e krimeve të luftës, Stephen Rapp, të shoqëruar nga zyrtari politik në Ambasadën e SHBA në Kosovë, Bryan Marcus dhe Theodore Senasu, nga Zyra për Drejtësinë Ndërkombëtare Penale në Departamentin e Shtetit Amerikan.
Takimi zhvillohet në selinë qendrore të AAK-së, në Prishtinë, në orën 16:30.