Haradinaj: Sot e kemi shkarkuar qeverinë Mustafa – Thaçi

Autori:Gazeta Fjala

Lideri i AAK-së, ka thënë se qytetarët me daljen e tyre masive në protestën e opozitës, kanë shkarkuar qeverinë Mustafa – Thaçi.

“Kuorumi më legjitim. Sepse e kanë filluar kapjen e shtetit. E ka rritur korrupsionin, klientelizmin. Të korruptuarit i ka bërë të paprekshëm. Kjo qeveri e ka mbytur ekonominë e vendit. Ka ngritur papunësinë dhe ka rritur korrupsionin”, ka thënë Haradinaj.

“Kjo qeveri nuk e ka mandatar ushtrinë në kohën kur janë rritur kërcënimet nga militantët islamikë. Kjo qeveri e ka sulmuar territorin e Kosovës me marrëveshjen me Demarkacionit. Kjo qeveri e ka sulmuar sovranitetin e vendit me marrëveshjen për Asociacionin. Kush e ka ndarë këtë qeveri, e keni ndarë ju. Andaj ju sot me vendimin tuaj e keni obliguar qeverinë që të zbatojë shkarkimin menjëherë”, ka theksuar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-sot-e-kemi-shkarkuar-qeverine-mustafa-thaci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala