Haradinaj: S’kemi rrugë tjetër pos Perëndimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një bisedë me rreth 30 studentë të shkencave politike, diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Danimarka, ka thënë se Kosova përfundimisht është e orientuar nga Perëndimi, dhe është e përcaktuar në rrugën e saj euro-atlantike.

Ai ka deklaruar se Kosova si shtet i ri, akoma nuk i ka zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me Serbinë, dhe se në rastin e Kosovës, nuk guxon të bëhen gabimet e njëjta që janë bërë me Bosnjën.

Në planin e brendshëm, ka thënë ai, Kosova duhet ta vazhdojë në forcimin e shtetit ligjor, në luftën kundër ekstremizmit fetar, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Studentët e Universitetit DIS, janë interesuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, për marrëveshjet e nënshkruara së fundmi në Bruksel, për të ardhmen e Kosovës në disa tema të aktualitetit, duke përfshirë edhe zhvillimet që lidhen me procesin e bisedimeve me Serbinë.

Ata kanë bashkëbiseduar me Haradinajn, në kuadër të një programi studimor që po e zhvillojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-skemi-rruge-tjeter-pos-perendimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala