Haradinaj: Seanca nuk do të mbahet

Autori:Avdyl Pajaziti

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se është për zgjedhje të reja. Sipas tij, tërë ky investim kapital politik siç e quajti ai, nuk është bërë kot së koti.

“ Ne më përpara duam zgjedhje. Pra nuk e kishim investua tërë këtë kapital politik e tërë këto sakrifica…..Problemi është shumë i thjeshtë. Për shembull, kryeministri Mustafa ti tërheq nënshkrimit. Ne duam zgjedhje sepse mendojmë se situata nuk është e mirë”, ka deklaruar Haradinaj në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës.

Kreu i AAK-së, ka ripërsëritur edhe njëherë se seanca e Kuvendit të Kosovës nesër nuk do të mbahet sipas tij. Ai ka thënë se opozita do ta ndërprejë seancën.

I pyetur nëse Kryesia e Kuvendit do të ndërmarrë masat e sigurisë për të parandaluar ndonjë aksion të opozitës, Haradinaj ka thënë e kjo nuk do të ishte në rregull dhe gjë e gabuar nga Kuvendi.

“Seanca nuk do të ndodhë”, ka thënë Haradinaj duke shtuar.

“Me fitu një betejë politike me masa policore ose të Kuvendit është një veprim i gabuar. Jo mirë i kalkuluar. Është e pamundur të fitohet një betejë që ka kontekst politik përmes masave për shembull sic është bashkësia e komunave serbe andaj edhe Kuvendi nuk besoj se do të përdorë këto masa”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-seanca-nuk-do-te-mbahet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala