Haradinaj: Refuzoj të quhem veteran

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kërkuar në mënyrë urgjente që të amendamentohet Ligji mbi veteranët e UÇK-së, pasi që, sipas tij, në rajonin e Dukagjinit, e në disa vise të tjera, mobilizimi ka filluar në mars të vitit 1998, derisa ky ligj nuk e njeh këtë kategori si veteran.

Ai ka paralajmëruar në një prononcim për “Kohën Ditore”, të hënën, se do të jetë ndër të parët që do ta refuzojë titullin veteran lufte, në qoftë se nuk amendamentohet ligji dhe nuk njihet kategoria e marsit 1998.

“Në qoftë se nuk bëhen këto ndryshimet në ligj siç po kërkohen nga shumë luftëtarë të vërtetë unë nuk e marr titullin veteran i luftës. Nuk mund të barazojmë dezertorët dhe të mobilizuarit e qershorit 1999 me ata që kanë luftuar nga marsi 1998”, ka thënë ai, kur është pyetur për iniciativën që ka ndërmarrë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-refuzoj-te-quhem-veteran/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala