Haradinaj: Qeveria ka mbetë pakicë

Adresimi i plotë:
Falënderim të veçantë për anëtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që iu përgjigjën masovikisht nga mbarë Kosova ftesës sonë për protestën e sotme gjithëpopullore në Prishtinë.
‘Thirrjet e Nënave të Gjakovës’, minatorët e Trepçës, organizatat e dala nga lufta, qytetarët nga çdo cep i Kosovës, rinia, studentët, dhe shumë OJQ i dhanë madhështi protestës, e cila me të drejtë cilësohet si më masovikja pasluftës.
Pakënaqësia po rritet. Populli po bashkohet. Qeveria ka mbetë pakicë, dhe duhet ta kuptojë që pushteti nuk është i individëve, por i popullit.