Haradinaj: Punëtoret e Bashkësisë Islame të paguhen nga buxheti i shtetit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot gjatë ditës në qytetin e Mitrovicës.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të AAK-së, Haradinaj me bashkëpunëtorë, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të këtij qyteti ku është pritur nga Hoxhë Rexhep Lushta, dhe me këtë rast uruan edhe njëri-tjetrin për festën e Kurban Bajramit.

“Haradinaj ripërsëriti angazhimin e tij që për Bashkësinë Islame, por edhe bashkësitë e tjera fetare në Kosovë, duhet të ketë program të veçantë financimi. Punëtoret e Bashkësisë Islame të jenë zyrtarë publikë dhe te paguhen nga buxheti i shtetit, institucionet fetare të lirohen nga pagesa e rrymës dhe të kenë lehtësime tjera”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se Haradinaj ka thënë se feja duhet të kontribuoj për kultivimin e vlerave dhe për një bashkëjetesë në paqe dhe respekt për njëri-tjetrin.

Gjithashtu theksohet se i kënaqur me vizitën u shpreh edhe kryetari i BI të Mitrovicës duke theksuar nevojën immediate që të aplikohet ligji për liritë fetare i cili tash e 16 vite po neglizhohet.

Po sot, thuhet më tej, Haradinaj vizitoi edhe Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka thënë pensionistëve se do t’i përkrahë për të gjitha kërkesat legjitime të tyre duke u dhënë mbështetje edhe në Parlamentin e Kosovës.

Haradinaj vazhdoi vizitën edhe tek organizatat e dalura nga lufta dhe disa biznese në këtë qytet.

Në fund të vizitës Haradinaj qëndroi në Stantërg, ku u themelua nëndega e AAK-së në këtë vendbanim.

“Haradinaj banorëve të Stantërgut ju tha se është e patolerushme se si jetohet mbi pasuri të pashtershme e njëkohësisht të ketë kaq shumë problem me punësimin dhe kushte të rënda të jetesës”. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-punetoret-e-bashkesise-islame-te-paguhen-nga-buxheti-i-shtetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala