Haradinaj: Presidenti duhet të zgjidhet nga populli

Autori:Gazeta Fjala

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj a folur sot në tryezën e OJQ-së FOL për situatën politike në vend. Ai, ka thënë në takim të presidentja Jahjaga nuk ka gjetur gatishmërinë të reflektimit nga Mustafa e Thaçi. Ai ka thënë se Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet nga populli.

“Në takim me presidenten nuk kam prit që më gjet ndonjë zgjidhje. Në këtë takim nuk gjeta gatishmëri nga Mustafa dhe Thaci që të reflektojnë për kërkesat tona. Ata e quajtën kauzën tonë kauzë false.

Opozita nuk ka luftuar për zgjedhje, po ato janë zgjidhja”, ka theksuar Haradinaj duek shtura se “ nuk jam i gatshëm të kthehem në një takim të tillë jo frytdhënës.

“Propozimi im që mu zgjedh Presidenti direkt, është një mes. Unë nuk kam thanë që Thaci nuk ka të drejtë të kandidojë. Por në një vend që është në krizë, me u zgjedh p.sh në një salle alternative, ai po e thellon krizen”, ka thënë Haradinaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-presidenti-duhet-te-zgjidhet-nga-populli/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala