Haradinaj pas takimit: Zgjidhja e vetme është shpërbërja e Parlamentit

Autori:Gazeta Fjala

Menjëherë pas takimit ka folur kreu i AAK’së Ramush Haradinaj. Ai thotë se gjatë këtij takimi ka shprehur shqetësimin e tij se si shteti është kapur nga PDK dhe LDK.

“Kemi mungesë investimesh, Rend dhe ligj të politizuar skajshmërish. Edhe politika e jashtme dështuar. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe presidenti të shkojë në zgjedhje të drejtpërdrejta”, ka thënë Haradinaj.

“Opozita është e bashkuar dhe shihemi me 17 shkurt”, tha Haradinaj duke mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-pas-takimit-zgjidhja-e-vetme-eshte-shperberja-e-parlamentit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala