Haradinaj: Nuk i frikësohem ekstradimit në Serbi

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili u arrestua dje në Aeroportin e Lubjanës ka thënë se nuk i frikësohet ekstradimit në Serbi, por ka thënë se në rastin e tij Sllovenia është sjellë turpshëm.

“Unë jam në Lubjanë, po pres vendimin për t’ma kthyer pasaportën që të udhëtojë drejt Prishtinës. Kjo situatë është e papranueshme për mua, që Sllovenia nuk e ka pastruar këtë punë. Nëse nuk është gabim i tyre, nëse sistemi i tyre nuk ka gabuar, atëherë ky është një qëllim i keq i autoriteteve këtu. Nuk brengosem fare për Serbinë, unë jam qytetar i Kosovës”, ka thënë Haradinaj për N1.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-nuk-i-frikesohem-ekstradimit-ne-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala