Haradinaj: Nuk do të lejojmë të bëhen dy Kosova

Autori:Gazeta Fjala

Me ironi e ka nisur fjalimin e tij para militantëve të partive opozitarë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Albin a je këtu. Ndoshta Albini është po nuk po e shohim, e Donika është në pushim pak”, ka thënë Haradinaj.

“Jemi bashkuar për këtë që po ndodh dhe e dini pse jemi këtu. Kemi një mision të vështirë, në vendin që është nisë të jetë i pavarur. Para luftëa deshën të na e marrin autonominë dhe kemi filluar rezistencën. Edhe pasluftës deshën të na japin më pak se pavarësi, por ne kemi qëndruar stoikë dhe tash e kemi Republikën e pavarur me Ahtisaarin në mes”, ka thënë Haradinaj,  nga Salla e Kuqe, ku po mbahet tubimi.

Haradinaj ka thënë se “ndërkombëtarët na ofruan që Serbinë ta fusim brenda”
“Unë kam qenë ndër ata që u kanë thënë JO, në Kosovë nuk duhet të jenë dy zot shtëpie. Vetëm ne. Tash i kemi dy Kosova, atë të 17 shkurtit dhe atë të Zajdenicës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas kreut të AAK-së, Mustafa e Thaçi nuk janë të pavetëdijshëm.
“Por ne jemi në detyrë t’i ndalim dy Kosova, që ata dy po i krijojnë, duke përdorur edhe policinë, AKI-në, gjyqësorin e administratën kundër opozitës”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-nuk-do-te-lejojme-te-behen-dy-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala