Haradinaj nderoi të rënët në Rogovë të Hasit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i AAK-së dhe ish-komandant i Zonës së Dukagjinit Ramush Haradinaj, në homazhet dhe akademinë përkujtimore për 21 dëshmorët e UÇK-së dhe 9 martirët që ranë në Rogovë të Hasit, tha se ata janë emra të historisë më të re të Kosovës dhe lavdia për ta do të jetë e përjetshme, njofton kumtesa partiake.

Në manifestimin e organizuar në përkujtim të kësaj ngjarjeje, në homazhet dhe në akademinë përkujtimore, morën pjesë qindra qytetarë, ish luftëtarë, familjarë dhe figura të rëndësishme publike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-nderoi-te-renet-ne-rogove-te-hasit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala