Haradinaj: “Ndaluni sa s’është bërë vonë”

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Policia në protestën e së mërkurës ishte në shërbim të pushtetit.
Sipas Haradinajt, opozita nuk do të ndalet deri në tërheqje të marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi.
Ai thotë se kundërshtimi i opozitës do të vazhdojë edhe nëse arrestohet e gjithë opozita.
Ai ka bërë thirre pushtetarëve që të ndalen sa nuk është bërë vonë për Kosovën. Haradinaj i ka komentuar edhe sjelljet e policisë së Kosovës duke thënë se ata u vënë në ndjekje të opozitarëve, raporton ‘Zëri’.
Ndërkaq, lideri i Vetëvendosjes, Visa Ymeri ka thënë se këto urdhra politik për ndjekjen e opozitës janë të papranueshme. Ai ka thënë se i bëjnë thirrje komandanteve të policisë që të mos bëhen instrument i politikes,por të jetë në shërbim të shtetit.
“Ne nuk do të lejojmë që republika të jetë e kapur, por do të punojmë që kjo të jetë republike e qytetarëve”, ka thënë Ymeri.
Sipas Fatmir Limaj, sot Kosova është kapur nga dy njerëz ku sipas tij, ata janë të gatshëm që të rrënojnë shtetin për interesa personale.