Haradinaj: Mustafa e Thaçi shkelën mbi interesat e shtetit
Ramush Haradinaj kryetari i AAK-së gjatë një konference për media ka folur rreth nënshkrimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Haradinaj ka thënë se nënshkrimi i kësja marrëveshje shkel mbi interesat e Kosovës dhe popullit të saj.
“Nënshkrimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe mendojmë se është kthim mbrapa për Kosovën, është një situatë që Kosovën e kthen mbrapa dhe e vendos në një pozicion të komplikuar të zhvillimit më tej.
Aleanca e shpreh kundërshtimin e vet për marrëveshjen e tillë e cila në shumë dimensonie rrezikon me funksionimin e sovranitetit, integritetit territorial por edhe shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Ai e ka quajtur nënshkrimin e marrëveshjes si zhvillim negativ për vendin duke e konsideruar shumë shqetësuese.
“Kjo që ka ndodhë është një zhvillim negativ, është në kthim prapa. Nga ajo që është publikuar deri më tani ne i kemi analizuar dhe ajo që kemi parë është shumë shqetësuese dhe zoti Mustafa e zoti Thaçi kanë shkelur mbi interesat e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.