Haradinaj: Mos u fshihni

Autori:Zekirja Shabani

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Kuvendin e Kosovës, duke folur për Ligjin për Ndërmarrjet Publike, ka kërkuar nga përfaqësuesit e popullit të përcaktohen në anën e kujt janë.

“Po mendojnë se jemi duke luajtur fshehtas. Unë e kam një mënyrë timen për me i thënë gjërat, sidomos PDK-së dhe LDK-së. Tema është ‘Trepça’, një presion është një popull i Kosovës është i varfët që po duhet me ik për bukë, e që ne e përfaqësojmë. Duhet me zgjedh me kë duam të jemi në këtë kohë. Është e pamundur me luajt fshehtas. Një ‘Trepçë’ është, një Kosovë është”, theksoi Haradinaj.

Ai ka kërcënuar edhe me protesta, duke thënë se pranvera po afrohet dhe Qeveria mund të përballet me popullin.

“E kemi një mundësi serioze me e marrë anën e popullit. Mos harroni që pranvera e koha nxehet e më pas do të përballeni me popullin. Ne duhet të qëndrojmë me popullin. Në rast se nuk e bëni këtë nuk do të keni mundësi me luajt më shumë fshehtas”, ka thënë Ramush Haradinaj.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-mos-u-fshihni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala