Haradinaj mohon të ketë kërkuar takim me ndonjë ambasador

Autori:Avdyl Pajaziti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka demantuar disa shkrime në media se kryetari këtij subjekti, Ramush Haradinaj, ka kërkuar ta takojë ndonjërin prej ambasadorëve të vendeve të Kuintit.

AAK, nëpërmjet një komunikate, sqaron se lideri i kësaj partie nuk ka kërkuar takim me ndonjë ambasador. Njëkohësisht, aty thuhet se Haradinaj përshëndet takimin e sotëm të ambasadorëve me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-mohon-te-kete-kerkuar-takim-me-ndonje-ambasador/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala