Haradinaj me dy vetura të blinduara

Autori:Zekirja Shabani

Pas reagimit të të dy vllezërve Haradinaj se pse nuk i është publikuar pasuria edhepse kanë dorëzuar formularin pranë Agjencionit Kundër Korrupsionit, sot u publikua pasuria e deklaruar nga të dy vllezërit Haradinaj

Pasuria e paluajtshëm Ramush Haradinajt përbëhet nga Shtëpi banimi me vlerë 300.000 euro, shtëpi familjare-kullë me vlerë 270.000 euro, tokë kodrinore e privatizuar me vlerë 75.000euro dhe tokë-truall me vlerë 27.300 euro.

Pasuria e luajtshme e tij vargohet me veturë SUBURBAN e blinduar që është dhënë në shfrytëzim nga aktivistët e SHBA-ve me vlerë 30.000 euro, Audi e blinduar me vlerë 9.000 euro, motoçikletë me vlerë 9.000euro dhe BMW me vlerë 20.000 euro në pronësi të gruas së tij.

Ramush Haradinaj ka të deponuara në bankë 6.000euro dhe para të gatshme 7.000euro kurse pagat e tij vijnë nga Kuvendi i Kosovës me vlerë 1.488euro dhe paga e bashkëshortes me vlerë 660euro. Ndërsa prindërit e tij marrin pensionin e pleqërisë dhe pensionin për dëshmorin.

Vllau i tij Dauti,ka pasuri të paluajtshme tokë me vlerë 10.000euro, shtëpi banimi me vlerë 195.000euro dhe truall me vlerë 200.000euro. Kurse pasuri të luajtshme posedon veturë me vlerë 10.000euro, veturë tjetër që e posedon bashkëshortja me vlerë 8.500euro dhe gjësende të ndryshme personale ku futen dhuratat e ndryshme të pranuara nga Daut Haradinaj që kanë vlerën e 16.500euro.

Para të gatshme të deponuara në bankë, Haradinaj ka 4.588.24 euro dhe ai ka një kredi për blerjen e truallit me vlerë 200.000euro për t’i kthyer me afat prej 25 vite por gjithashtu ai ka huazuar para nga familja për të blerë shtëpinë me vlerë 30.000 euro.

Linqet për shikimin e dokumenteve të deklarimit të pasurisë:

1. Këtu dhe Këtu 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-me-dy-vetura-te-blinduara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala