Haradinaj mbetet në Slloveni

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata në Kranj ka vendosur se Ramush Haradinaj duhet të mbetet në Slloveni pasi Gjykata duhet të procedojë ankesën para se ajo të vazhdojë së trajtuari kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Gjykata ka kumtuar se e ka marrë “ankesën për mënyrën e zhvillimit të procedurës lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës, transmeton B92 raportin e agjencisë sllovene të lajmeve STA, përcjell Koha.net.

Gjykata ka vendosur që padia të jetë komplete pasi ajo nuk përfshin autorizimin për avokatin nga ana e ngritësit të akuzës në mënyrë që ajo të mund të të procedohet, thekson STA.

Gjyqi njëkohësisht ka sqaruar se “në rast të ekstradimit të të huajit, shtetasit të Kosovës, Serbia në bazë të fletë arrestit ndërkombëtar, personi i arrestuar ka premtuar se nuk do ta braktisë vendin”.

Ramush Haradinaj është arrestuar të mërkurën pasdite në aeroportin e Lubjanës derisa po kthehej nga Gjermania në Kosovës. Fletë arrestin për në Interpol me akuzën për krime lufte në Kosovë e kishte e kishte dorëzuar Serbia.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-mbetet-ne-slloveni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala