Haradinaj: LDK – PDK, koalicion për dobinë e kryetarëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se koalicioni LDK – PDK është vetëm në dobi të Thaçit dhe Mustafës, por jo në dobinë e qytetarëve. Haradinaj tha se ata nuk janë të interesuar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ngase nuk janë duke udhëhequr në interes të qytetarëve.

Këto komente Haradinaj i bëri në Pejë, ku Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së ka zgjedhur Kryesinë e re të Degës.
Në këtë takim të Këshillit Drejtues merrnin pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nënkryetarja, Donika Kadaj-Bujupi, sekretari i përgjithshëm, Blerim Kuqi, sekretari organizativ, Ali Berisha, dhe kryetarja e AGK-së, Magbule Shkodra.
Kryetari Haradinaj në fjalën e tij ndër të tjerash theksoi se procesi zgjedhor dhe organizimi i Degës së Pejës është shembull për funksionimin e partisë dhe në këtë kuadër edhe zgjedhja e Ali Berishës si sekretar organizativ është bërë me qëllim që këtë shembull që e kemi në organizimin e Degës ta bartim në gjithë AAK-në.

Haradinaj ka porositur anëtarët e Këshillit Drejtues të vazhdojnë të punojnë edhe më tepër ngase AAK-ja është forca që përfaqëson vlerat e vërteta dhe punon për interesin e qytetarëve të Kosovës.

Ai koalicionin e tanishëm LDK – PDK e vlerëson se është koalicion për dobinë e kryetarëve të këtyre dy partive e jo të qytetarëve. Për ta ilustruar këtë kryetari Haradinaj mori shembullin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke theksuar se dyshja, Mustafa –Thaçi, as që janë të informuar e as të interesuar për këtë çështje, ngase nuk janë duke udhëhequr në interes të qytetarëve. Më pastaj u diskutua për Kryesinë e re të Degës së AAK-së në Pejë dhe kryetari i Degës, Muhamet Mala, paraqiti listën e Kryesisë, e cila me shumicë votash u aprovua.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-ldk-pdk-koalicion-per-dobine-e-kryetareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala