Haradinaj: Lajmi për financimin e Listës Serbe, i gatuar nga klani Mustafa

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar lidhur me shkrimet në media se ka financuar me 100 mijë euro Listën Serbe.

Lexoni të plotë reagimin e tij.

“Shkrimet e sotme të shtypit të Prishtinës të cilat i referohen shtypit të verdhë serb, për gjoja financimin me 100 mijë euro të “Listës Serbe” nga Ramush Haradinaj, janë rrenë e kulluar dhe e paguar. Haradinaj nuk ka financuar asnjë parti serbe kurrë.

Ky lajm i rremë është gatuar nga klani Mustafa dhe partnerët e tij serbë dhe për qëllim ka njollosjen time, pikërisht tani kur iu kam zbuluar gënjeshtrat për punët e pista të tyre në dëm të Kosovës.

Të gjithë ata që provojnë që me gënjeshtra e sajesa të më zmbrapsin nga rruga ime e demaskimit të këtij pushteti kuisling, e kanë gabim. Unë pavarësisht çmimit do të vazhdojë të jem në anën e së drejtës dhe të interesit për vendin tim.

Përfundimisht ka kaluar koha e propagandës së Rrahman Morinës dhe e dishepujve të tij që sot jane në grahmat e fundit” (sic). /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-lajmi-per-financimin-e-listes-serbe-i-gatuar-nga-klani-mustafa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala